Limaj: Sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar

Aktuale

Limaj: Sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar

Nga: Z.B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 10:40
Foto

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj,  përmes një postimi në  Facebook ka përkujtuar Epopenë e UÇK-së, përcjell “Bota sot”.


Limaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se 21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës.

Ai tha se, në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Në përkujtim të Epopesë së UÇK-së dhe sakrificës së Familjes Jashari në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari, ndonëse po bëhen 21 vjet nga rënia e komandantit legjendar, Adem Jashari, kujtimi për të dhe familjen e tij vazhdon të mbetet në mendjen dhe zemrat tona. 21 vjet me parë në Prekaz, u vendosen themelet e shtetit të Kosovës. Në kohën kur popullit shqiptar të Kosovës i kishte humbur shpresa dhe i ishte thyer morali, në skenë doli komandanti legjendar Adem Jashari, i cili bashkë me familjen e tij sakrifikuan gjithçka dhe bënë të mundur një rinisje të madhe, e cila, kulmoi me lirinë e Kosovës. Pikërisht, sakrifica e familjes Jashari në krye me kryekomandantin Adem Jasharin mobilizoi gjithë kombin shqiptar dhe bëri të mundur nisjen e një kthese historike për popullin shqiptar. Më 5 mars në Prekaz nisi Epoka e Lirisë së Kosovës. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së komandantit legjendar, Adem Jashari, fa miljes së tij dhe gjithë dëshmorëve të Kombit! Lavdi! FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat