Dështon seanca - Selmanaj: Po vjedhin me varrezat e dëshmorëve

Aktuale

Dështon seanca - Selmanaj: Po vjedhin me varrezat e dëshmorëve

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:10
Kuvendi i Kosovës

Kjo seancë është kërkuar nga 44 deputetë, por që nuk ishin të pranishëm.

Driton Selmanaj nga LDK-jam në emër të propozuesit tha se deputetët mungojnë ngase janë në aktivitetet e Epopesë së UÇK-së.

Madje sipas tij, pikërisht kjo ditë, është ideale për të diskutuar për shpenzimet e paratë publike.

Selmanaj: Po vjedhin me varrezat e dëshmorëve

Video “Bindja jonë e thellë është se pikërisht në këto ngjarje (Epopeja e UÇK) po manipulohen dhe po keqpërdoren paratë publike. Nëse dikur është thënën  dhe vërtetuar se këta njerëz vjedhin me varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët e tyre, tash kanë fillu me vjedh me letrat e tualetit dhe pakot higjienike. Meqë ka një numër kaq të vogël të deputetëve kërkojmë që kjo seancë të shtyhet më 12 mars, në orën 10:00”, ka thënë Selmanaj.

Ndërkohë, deputeti Milaim Zeka ka thënë se Epopeja gjithmonë mbahet më datat 5, 6 dhe 7 mars dhe ka shprehur gatishmërinë që gjithmonë të debatojë për paratë publike. Por, ai tha se nuk e ka të qartë pse ftohet seancë pikërisht në këto ditë.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se vendos kryesia e Kuvendit se kur do të mbahet kjo seancë.

“Kjo seancë ndërpritet për sot, në mbledhjen e kryesisë përcaktohet se kur mbahet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat