Trifunoviq: Kosova është humbur, ndërsa Serbia është Korea veriore

Aktuale

Trifunoviq: Kosova është humbur, ndërsa Serbia është Korea veriore

Nga: F. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:54
Qeveria e Kosovës

Lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të lirë (PSG) Sergej Trifunoviq ka thënë se “Kosova është e humbur dhe nuk i thotë asgjë, ndërsa nga Amerika kërkon që të lloboj për pavarësinë e Kosovës, shkruan “Kurir”, transmeton “Bota Sot”.

Lideri i PSG ka “pështyrë” Serbinë midis Kroacisë, duke e quajtur Serbinë si Korea veriore dhe se Kosova jo vetëm se u humb përgjithmonë po nuk i thotë shumë.

Këto deklaratë ka habitur zyrtarët që theksojnë se qytetarët e Serbisë e dinë kush janë ata që “pështyjnë “ vendin e vetë sa herë kanë mundësi dhe nuk i mbështesin.

Duke fol për Kosovën, Trifunoviq tha se "atje, përveç Tërnocit të Madh si fabrika ma e madhe e drogës, Trepçës miniera serioze nuk ka diçka tjetër". Lideri i PSG ka përshkruar edhe bisedën që kishte me zyrtarin e ambasadës amerikane në Beograd. Artisti i ka propozuar amerikanit presione ndaj vendeve tjera që të njohin Kosovën.

“Biseduam për Kosovën” dhe iu thashë: "Zotëri ju na e rrëmbyet Kosovën. Kosova nuk është e jona. Ne nuk mund të luftojmë me ju që të kthejmë Kosovën, kjo është e pamundur"... “ne nuk mund të kthejmë Kosovën, por nuk jemi as për caktim të kufijve, kjo është punë budallai. Ne jemi që të ndihmohen serbët  që jetojnë atje, ku me ditë qe sa shekuj... Nuk mund të shtrëngohet Serbia të pranoj Kosovën”, ka thënë ai.

“Bëni presion në Rusinë, Spanjën, Qipron, Sllovakinë, Brazilin. Le ta njeh India Kosovën, Çfarë është kjo mënyrë? Së pari na e morët Kosovën, tash doni ta pranojmë....Kosova është marr dhe fund”, ka thënë Trifunoviq.

Ai i përpoq që opinionit kroat Serbinë të ja paraqes si “një Kore Veriore të Re”, se ai jeton në një “tirani të vogël me model korean” dhe se “ishte më mirë gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit". Lideri i PSG lavdëroi lëvizjen që drejton se ka njerëz fantastik - "aty ka nga njerëz rruge deri te profesorët e Universitetit".

Lidhur me këtë deklaratë nën kryetari i partisë SNS të Vuçiqit, Milenko Jovanov ka theksuar se Trifunoviq dhe liderët e ngjashëm mezi presin të hedhin baltë në Serbinë.

“Kanë nevojë fascinuese që si të ju vjen rasti të hedhin ‘pështymë’ në Serbinë dhe të flasin zi, ndërsa posaçërisht inspirohen kur flasin për media kroate. Kjo më së miri flet si ndihen ata dhe pse nuk mbështeten nga qytetarët, Qytetarët e Serbisë mbështesin ata që angazhohen dhe luftojnë për Serbi dhe jo ata që e pështyjnë”, ka thënë Jovanov

Ndërsa nën kryetarja e Qeverisë së Serbisë Zorana Mihajloviç thotë se Trifunoviq vazhdon ku e ndalën Vuk Jeremiç, Boris Tadiç, Dragan Gjilas...

“Tashmë e parë, kemi pasur Jeremiçin, Tadiçin, Gjilasin... të gjithë përreth kanë fol keq për vendin e tyre. Kjo flet për ata, thelbi është se mund të duhemi apo jo, respektohemi ose jo po dashuria ndaj vendit dueht të jetë mbi çdo gjë, posaçërisht nëse jeni politikan. Ndërsa të shkoni përreth dhe të flisni keq për vendin tënd?! Po kjo nuk është mirë”, ka thënë Mihajloviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat