Ambasadori amerikan takohet me Veselin, nuk flasin për media - Bota Sot
Ambasadori amerikan takohet me Veselin, nuk flasin për media

Aktuale

Ambasadori amerikan takohet me Veselin, nuk flasin për media

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:40
Foto

Por më herët, para se Veseli të shkonte në sallën ku mbahen seancat plenare, pranë kabinetit të tij u pa edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai nuk u deklarua për media, vetëm se duke dal tregoi shkurt që është nisur për në ceremoninë ushtarake të FSK-së për nder të përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ndërkohë, ambasadori Kosnett qëndroi në takim me Veselin rreth 40 minuta, pas së cilit, edhe zyrtarë të kabinetit të kryeparlamentarit bënë të ditur që nuk do të ketë deklarata për media.

Kujtojmë se takimet e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me liderët institucional në Kosovë janë shpeshtuar në këtë kohë kur Serbia nuk po merr pjesë në tavolinën e dialogut me Kosovën, me arsyetimin se nuk pranon dialog pa heqje të taksës 100 përqind të vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po sugjerojnë Kosovë në të pezullojë taksën, ndërkohë që shefi i Qeverisë vazhdimisht po deklaron që ajo mund të hiqet vetëm kur Serbia të njoh Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...