Veseli takohet me ambasadorin Kosnett

Aktuale

Veseli takohet me ambasadorin Kosnett

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:01
Veseli takohet me ambasadorin Kosnett

Paraditën e sotme, Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka takuar kryeparlamentarin Kadri Veseli, në zyrën e tij. Vetëm një ditë më parë Veseli paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë.

Nga stafi i Veselit thonë se kjo e sotmja ka qenë në kuadër të vizitave të zakonshme javore që ndodhin me kryeparlamentarit dhe ambasadorit amerikan. 

Express mëson se në takim është biseduar rreth raporteve mes Kosovës e SHBA’së, që po diskutohen shumë ditëve të fundit. 

Jo më larg se dje, Kryeparlamentari i ka dërguar mesazh kryeministrit Ramush Haradinaj për rrëzimin e Qeverisë. 

Duke folur rreth kërcënimit që trupat amerikanë të largohen nga Kosova, nëse nuk heqet taksa, Veseli tha se "të gjitha Qeveritë mund të ecin e Bondsteeli jo".

"Asnjë Qeveri nuk mund të rrezikojë raportet e shenjta me SHBA-në. Ju e keni vërejtur që unë jam tërheqë nga ky debat dhe po më vjen turp se si po e trajtojnë qytetarin tonë. Nuk bën kështu, kemi obligime. Kushtetuta është dhe ligjet janë. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, deklaroi Veseli, pas hapjes së qendrës së inovacionit dhe ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Veseli e Haradinaj, të cilët në nëntor të 2018, thanë se kanë vendosur bashkë taksën ndaj Serbisë, është e njëjta çështje që tash po i përplas. 

Kreu i Kuvendit, njëherit kryetar i PDK’së, po kërkon pezullimin e taksës, sipas këshillave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Ndërkaq kryeministri Haradinaj edhe pas presionit të shtuar amerikan thotë se nuk e heq taksën pa u njohur nga Serbia.

Madje ai thotë se taksën tashmë po e përdor se garanci, pasi siç është shprehur javën e kaluar Haradinaj, në Bruksel po flitet për një marrëveshje me ndryshimin e kufijve, e ai thotë se Kosova nuk po pyetët për këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat