Gjendet trupi i një 12-vjeçari në Zallq të Istogut, dyshohet se është zhdukur gjatë luftës

Aktuale

Gjendet trupi i një 12-vjeçari në Zallq të Istogut, dyshohet se është zhdukur gjatë luftës

Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:03
Gjendet trupi i një 12-vjeçari në Zallq të Istogut, dyshohet se është zhdukur gjatë luftës

Në fshatin Zallq të komunës së Istogut, është gjetur një trup i moshës 12 vjeçare gjatë gërmimeve për persona të zhdukur gjatë luftës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Kryetari i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj.

“Sipas ekspertëve, trupi i përket një 12 vjeçari i cili ishte i mbështjellë me një batanije dhe kishte të mbathura një palë çorape. Identiteti i tij akoma nuk dihet dhe po pritet të bëhen analiza”, tha Gjetaj.

Ai ka bërë të ditur që gërmimet për të zhdukurit në këtë lokalitet, kanë përfunduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat