Thaçi shpreh ngushëllime popullit gjerman: Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkel

Aktuale

Thaçi shpreh ngushëllime popullit gjerman: Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkel

Nga: Z.B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:16
Foto

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një statusi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për për vdekjen e ish-zëvendëskancelarit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, i cili gjatë viteve të 90-ta kishte formësuar politikën e jashtme gjermane, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Ai ka shkruar se, Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkel

Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e ish-zëvendëskancelarit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Klaus Kinkel, i cili gjatë viteve të 90-ta kishte formësuar politikën e jashtme gjermane në adresimin e çështjes së Kosovës. Liria e Kosovës ishte ndër prioritet më të mëdha që kishte Kinkel. Qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për përkrahjen e tij. Në emër të qytetarëve të Kosovës, popullit gjerman i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. HTH (Foto: Christian Stutterheim)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat