Vuçiqi akuzohet për tradhti në Serbi

Aktuale

Vuçiqi akuzohet për tradhti në Serbi

Nga: F. B. Më: 5 mars 2019 Në ora: 13:32
Aleksandër Vuçiq

Partia Demokratikë e Serbisë (DSS) tërhoqi vërejtjen se presidenti Aleksandar Vuçiq duhet të përmbahet Kushtetutës dhe rezolutës së Kuvendit Popullor kur fol për Kosovën, shkruan “Beta”, transmeton “Bota Sot”.

Në një kumtesë të lëshuar nga DSS thuhet se Vuçiq në intervistën dhënë agjensionit italian ANSA ka thënë "Nuk mund të njohim Kosovën e mos të marrim asgjë në ana tjetër", që është publikuar dhe më pas është fshirë pas kërkesës për fshirje.

Nga ky subjekt vlerësojnë se Vuçiq “intervistën e trishtuar” e ka thënë “me pakujdesi të qartë” dhe në momentin “e sinqeritetit jo racional”.

"Përsëritja e shpeshtë e frazës së nevojës së kompromisit me Prishtinën ka pushuar të jetë flluskë e zbraztë dhe ka marr kuptimin e drejtë: “jam i gatshëm të pranoj shkëputjen e Kosovës”, thuhet në kumtesën e DSS.

Njohja e vullnetshme e shkëputjes së Kosovës është në kundërshtim me Kushtetutën dhe vullnetin e qytetarëve thonë në DSS.

"Partia Demokrаtike e Serbisë edhe njëherë i tërheq vërejtjen presidentit prezantimi para zyrtarëve të jashtëm dhe medieve të qëndrimit të vetë si qëndrim të Serbisë është tradhti që bart rrezik për ardhmërinë e popullit serb dhe merr gjithë përgjegjësinë", thanë në DSS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat