Deputetja e LDK-së: Qeveria po keqpërdor paratë e shtetit në emër të patriotizmit

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Qeveria po keqpërdor paratë e shtetit në emër të patriotizmit

Më: 5 mars 2019 Në ora: 22:52
Hykmete Bajrami

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë e vendit, për, siç ka thënë ajo, keqpërdorimin e buxhetit të shtetit.

Bajrami ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se paratë “po keqpërdoren në emër të patriotizmit”, teksa ka folur për ndarjen e 500 mijë eurove për shënimin e përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës.

Deputetja e LDK’së po ashtu ka theksuar se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj ka harxhuar “8.2 milion euro nga rezerva për vitin 2018”.

“Më shumë se 1 milion janë shfrytëzuar nga rezerva këtë vit”, ka theksuar Bajrami.

“Rezerva është për ndarje të mjeteve në situata të paparashikueshme”, ka thënë ajo në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat