Murtezaj thotë se Serbia s'ka interesim ta njohë Kosovën

Aktuale

Murtezaj thotë se Serbia s'ka interesim ta njohë Kosovën

Më: 6 mars 2019 Në ora: 06:15
Valon Murtezaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Valon Murtezaj, ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje ku e njeh Kosovën si shtet.

“Sipas të gjitha pikëpamjeve vështruese Serbia nuk ka interesim që ta njohë Kosovën", është shprehur ai.

"Ajo nuk ka interes të antarësohet në NATO, e edhe BE-në e sheh me dilema”, ka thënë Murtezaj në RTK 3.

Ai është shprehur se lëvizja e kufijve në Ballkan është shumë e rrezikshme. 

“Këtu do të shkaktohej një precedent, do t’i hapej rruga Dodikut, kjo do t’i shkonte përshtat edhe politikës së Rusisë”, ka thënë Murtezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat