Ish-komandanti i UÇK-së: Në luftën e Kosovës shumë mëkatar e pastruan veten

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së: Në luftën e Kosovës shumë mëkatar e pastruan veten

Nga: N.H Më: 6 mars 2019 Në ora: 08:35
Rrustem Mustafa-Remi

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Rrustem Mustafa-Remi, ka thënë se Pjesëmarrja në luftën për liri, tek shqiptarët konsiderohej edhe si pelegrinazh (haxhilluk).

Ai thotë se shumë mëkatar e pastruan veten duke luftuar pa hile për lirinë e Kosovës.

Ja postimi i tij:

LUFTA SI PELEGRINAZH

Pjesëmarrja në luftën për liri, tek shqiptarët konsiderohej edhe si pelegrinazhë (haxhilluk), shumë mëkatar e pastruan veten duke luftuar pa hile për lirinë e Kosovës.

Askush askujt s`mund t`ia marrë të drejtë që të luftoj për atdheun etij, për kombin!Unë respektoj kontributin e gjithsecilit,përfshi edhe ndonjërin që nga joshja mund të ketë bërë ndonjë gabim.

Çështja e angazhimit qytetar në ruajtjen dhe zhvillimin e vendit, nuk është çështje taktike, rasti apo çështje momenti..., është obligim permanent i pa ndalshëm dhe jetësor..!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat