Hisen Berisha: Serbia humbjet në luftë i ka kompenzuar me masakra në Kosovë

Aktuale

Hisen Berisha: Serbia humbjet në luftë i ka kompenzuar me masakra në Kosovë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 08:59
Hisen Berisha, ish komandant i UÇK-së në zonën e Koshares

Hisen Berisha, ish komandant i UÇK-së në zonën e Koshares, ka thënë që ditët që po shënojnë Epopenë e UÇK-së na bëjnë të mburremi pasi kjo ditë është shënuar në mënyrën më “dinjitoze”.

Berisha në emisionin Sytë 7 ka thënë se sakrifica e komandantit legjendar, Adem Jasharit, duhet të jetë si model për brezat e tërë që do të vijnë.

“Kjo ishte një ditë e veçantë që shënoi një moment të rëndësishëm të të gjithë atyre që ishin rreshtuar krah UÇK-së për çlirimin e Kosovës”.

“Në këto ditë dhe këto përvjetore duhet tejkaluar stereotipet e shënimit formal; obligimi i përfaqësuesve politikë është që të vijnë me vlera të raportueshme në përmbushjen e objektivave për ata që janë sakrifikuar”.

“Këto sakrifica duhet të vendosen në themelet e sistemit të vlerave që do të ndërtojmë si komb.Në themelet e këtij sistemi të vlerave do ta kemi sakrificën e familjes Jashari dhe UÇK-së dhe këto duhet të shërbejnë si motiv për brezat e tërë që edhe rinia e sotme psh si për konkurrimin në FSK në vend se të jenë 6000 persona të jenë 15 mijë”

“Vendimi i Adem Jasharit dhe të gjithë burrave që e kanë përbërë  kontigjent që do të mbetet legjendë dhe do të jetë e pabesueshme që dikush bën një sakrificë të tillë për vendin”.

“Një çështje që duhet pasur në konsideratë është se brezat e ardhshëm e kanë një model dhe ne që jemi sot bartës që cfarë karakteri duhet të kenë forcat e ardhshme të Kosovës është ajo filozofi që duhet të na udhëheqë edhe sot”.

“Edhe në standardet që i ka vendosur NATO dhe të bëjmë që shumë shpejt që flamuri i Kosovës të valojë në selinë e NATO-s.

Berisha ka theksuar se modeli i Serbisë duhet të konsiderohet si një shembull i keq për të gjithë.

“Brezave të tërë duhet t’u tregojmë se modeli i Serbisë është model i shëmtuar – politikbërja e tyre është modeli që duhet t’i shmangim; agresiviteti, tendencat ndaj territorit pra e gjithë historia na mëson që Serbia asnjëherë nuk ka prodhuar fitore dhe këto humbje i ka kompensuar me masakra në popullatë civile, dhe masakrat që janë kryer në popullin shqiptar dhe tek luftat e fundit në Slloveni dhe në Kroaci ka dështuar Serbia”.

“Në shenjë hakmarrje kthehet dhe bën masakra në Drenicë në Reçak, në pjesën e Dukagjinit pra e ka kompensuar me masakrën pasi ato janë ana e errët e luftës që mbeten në kujtesën e popullit”.

“Përfaqësuesit e Kosovës, politika e brendshme deri sot është dashur ta nxjerrë Serbinë para drejtësisë ndërkombëtare pra Serbia është dashur të privohet nga shumë e jo sot të ketë industri ushatarke”.

“Diplomacia jonë në vend se ta stopojë Serbinë dhe t’ia ndalojë të drejtën këta na e kanë kthyer topin dhe merren me një taksë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat