Kryediplomati i Maltës: Ka vende të BE-së që për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

Kryediplomati i Maltës: Ka vende të BE-së që për arsye politike po refuzojnë heqjen e vizave për Kosovën

Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:44
Karmelo Abela

Ministri i Jashtëm i Maltës, Karmelo Abela është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai në konferencë të përbashkët për media me homologun kosovar, Behgjet Pacolli, ka thënë se ka vende brenda Bashkimit Evropian që po refuzojnë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën për arsye politike.

Ablea poashtu ka thënë se do ta përkrahin Kosovën për anëtarësim nëpër organizata ndërkombëtare, si Interpol dhe UNESCO, por edhe të tjera.
Ministri maltez ka theksuar se në Kosovë duhet të hapen më shumë shkolla të gjuhës angleze dhe se biznesmenët maltez do të investojnë këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat