Nëse nuk ndodh dialogu, mund të ketë konflikt të heshtur

Aktuale

Nëse nuk ndodh dialogu, mund të ketë konflikt të heshtur

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:32
Konferenca ndërkombëtare të ekspertëve për t’i kontribuuar ndërtimit të konsensusit në mes të akterëve kyç në dialogun Kosovë-Serbi.

(E plotësuar) - Instituti KIPRED dhe Instituti Riinvest me mbështetjen e Zyrës së Fondacionit Fredrich Elbert(FES) në Kosovë kanë organizuar sot konferencën ndërkombëtare të ekspertëve për t’i kontribuuar ndërtimit të konsensusit në mes të akterëve kyç në dialogun Kosovë-Serbi.

Sejdi Osmani, kryetar i Bordit në Institutin Riinvest, tha se dialogu Kosovë- Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ka stagnuar  dhe në disa aspekte edhe në kthim prapa në Kosovë, nga ana tjetër Serbia e ka keqpërdorur mos unitetin e Prishtinës për ndarjen e Kosovës dhe fushatën për heqjen e njohjeve të Kosovës.

Osmani: Serbia e ka keqpërdorur mos unitetin dhe pa përgatitjen e palës kosovare

“Kur them kthim prapa, mendoj në diskursin e palës kosovare, e cila në mungesë të unitetit të spektrit politik dhe institucional, segmente të caktuara me promovimin e disa ideve që kanë vënë në epiqendër të diskutimit çështjet tanimë të qarta me propozimin gjithëpërfshirës të presidentit Ahtisaari dhe me Kushtetutën e Kosovës, njëkohësisht duke shpërfillur momentet më të rëndësishme që kanë sjellë pavarësinë e Kosovës. Siç e përmenda pakoja e Ahtisaarit, Kushtetuta e Kosovës konstatimi i GJND-së lidhur me atë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është dhe nuk ka qenë në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare. Dhe nga ana tjetër Serbia kur jemi në këtë kontekst, Serbia e ka keqpërdorur skajshmërisht mos unitetin dhe pa përgatitjen e palës kosovare sikurse edhe divergjenca e faktorit ndërkombëtar”, tha Osmani.

Frank Hantke, drejtor i FES-it, deklaroi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë kërkon përpjekje të mëdha për bashkëpunim në rrugën drejt integrimeve evropiane. Ai po ashtu tha se gatishmëria për dialog ka kuptim kur të dyja palët janë të gatshëm të gjejnë një kompromis.

Hantke: Udhëheqësve politikë iu përshtatet ta mbajnë statusin politik siç është

“Nëse vetëm fqinjët kanë gatishmërinë për dialog dhe dialogu është kur respektojmë palën tjetër, kjo nënkupton që të dëgjojnë, që të mendojmë nga argumentet të cilat na i jep pala tjetër dhe një gjë më e rëndësishme dialogu ka kuptim vetëm kur të dyja anët janë të gatshme të gjejnë një kompromis. Ashtu që nuk besoj që udhëheqësit politikë nuk janë të gatshëm dhe të interesuar për kompromis. Disi më përshtatshme duket për ta që ta mbajnë statusin siç është, sepse kjo i jep atyre fuqinë dhe pozitën. Kjo ishte temë provokuese dhe dëshiroj që ta shtroj”, deklaroi Hantke.

Ndërsa, publicisti Veton Surroi në këtë panel duke treguar se janë katër rrafshe të paraqitura nga pala kosovare për dialog, përfshirë presidentin Thaçi me idenë e tij për korrigjim kufijsh, kryeministri me qëndrimet për taksën ndaj Serbisë, Ekipi negociator për platformën e dialogut, si dhe opozita LDK dhe LVV që nuk dëshirojnë të përfshihen në dialog.

Surroi tha se konsensusi nuk është që po mungon veç te pala kosovare, por edhe të shteteve perëndimore dhe SHBA rreth dialogut.  Mirëpo sipas tij, ajo çka ka filluar të ndryshojë tash, është fillimisht me letrën e presidentit Donald Trump që kërkon njohje reciproke.

Surroi: Konsensusi nuk mungon vetëm te pala kosovare

“Konsensusi nuk është që po mungon vetëm te pala kosovare. Për një periudhë pak më të gjatë kemi një mungesë të konsensusit transatlantik. Kjo mungesë e konsensusit transatlantik është manifestuar fillimisht rreth çështjes së ndarjes së Kosovës, a është e lejueshme apo jo që të lëvizin kufijtë e Kosovës, pastaj edhe në çështjet e tjera. Ajo çka ka filluar të ndryshojë është fillimisht me letrën e presidentit Trump, i cili ka deklaruar se korniza përfundimtare duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Kjo mund të jetë njëra prej pikave të bushtit që do të bashkojë shtetet e perëndimit me rreth idesë se si duhet shkuar më tutje në procesin negociator”, tha Surroi. 

Ndërsa Miodrag Miliceviq, drejtor i shoqatës NGO Activ në veri të Mitrovicës, tha se është e domosdoshme të bëhen ende përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe të Prishtinës, pasi nëse kjo mungon, atëherë sipas tij do të ndodhë një konflikt i heshtur që mund të eskalojë.

Miliçeviq: Situata aktuale na çon drejt konfliktit të heshtur

“Kjo sipas meje, është mungesë e vizionit politik, mungesë e guximit politik që tash të fillohet me një dialog esencial që në perspektivë afatgjatë do të krijojë një bazë të mirë apo solide për një proces të pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve, në mënyrë që gjeneratave të ardhshme që gjenerata ime e ka trashëguar. Unë, sinqerisht, besoj që kjo do të realizohet, sepse kjo që po ndodh tash në Kosovë dhe rreth Kosovës më shumë na çon drejt një konflikti të heshtur që në çdo moment mund të eskalojë”, deklaroi Miliçeviq.

***

Instituti KIPRED dhe Instituti Riinvest me mbështetjen e Zyrësb së Fondacionit Fredrich Elbert(FES) në Kosovë kanë organizuar sot konferencën ndërkombëtare të ekspertëve për t’i kontribuuar ndërtimit të konsensusit në mes të akterëve kyç në dialogun Kosovë-Serbi.

Sejdi Osmani kryetar i Bordit në Institutin Riinvest tha se për procesin e dialogut Kosovë-Serbi ka stagnuar  dhe në disa aspekte edhe në kthim prapa në Kosovë, nga ana tjetër Serbia e ka keqpërdorur skajshmërisht pa përgatitjen e palës kosovare, për ndarjen e Kosovës dhe fushatën për heqjen e njohjeve të Kosovës.

Image

Frank Hantke drejtor i FES deklaroi se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft me rëndësi dhe kërkon përpjekje të mëdha për bashkëpunim dhe miqësi në mes tyre për një të ardhme të përbashkët në Unionin Evropian.

“Duhet të ketë një vizion të përbashkët dhe drejtim të përbashkët. Gatishmëria për dialog ka kuptim ku të dyja palët janë të gatshëm të gjejnë një kompromis”, tha Hantke.

Ndërsa, publicisti Veton Surroi në këtë panel duke treguar se janë katër rrafshe të paraqitura nga pala kosovare për dialog, përfshirë presidentin Thaçi me idenë e tij për korrigjim kufijsh, kryeministri me qëndrimet për taksën ndaj Serbisë, Ekipi negociator për platformën e dialogut, si dhe opozita LDK dhe LVV që nuk dëshirojnë të përfshihen në dialog. Surroi tha se konsensusi nuk është që po mungon veç te pala kosovare, por edhe te transatlantik. Mirëpo sipas tij, ajo çka ka filluar të ndryshojë tash, është fillimisht me letrën e presidentit Donald Trump që kërkon njohje reciproke.

Surroi ndër të tjera ka thënë se po ashtu ka mungesë të parimeve negociuese në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat