Policia jep detaje për taksistin e zhdukur në Mitrovicë i cili cilësohet të jetë i afërm i Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Policia jep detaje për taksistin e zhdukur në Mitrovicë i cili cilësohet të jetë i afërm i Oliver Ivanoviqit

Më: 6 mars 2019 Në ora: 12:12
Oliver Ivanoviq

Me datën 3 mars të këtij viti është raportuar i zhdukur Vllado Ivanoviq nga Zubin Potoku.

Për rastin në fjalë policia të martën ka gjet veturën e braktisur të këtij personi i cili punonte si taksist në veri të Mitrovicës.

Besim Hoti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës veriore ka thënë se në fshatin Matica Zveçan është gjetur vetura e braktisur e taksistit.

“Veturën e kemi gjetur, ndërsa ekipet e Forenzikës kanë thënë se në dritaren e përparme ka një vrimë e cila dyshohet se ka ardhur si pasojë e armës së zjarrit si dhe në ulëse janë gjetur njolla gjaku”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Vllado Ivanoviq vazhdon të jetë i zhdukur.

Përderisa në media është raportuar se i njëjti është familjar i liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, Hoti e ka mohuar një gjë të tillë.
“Nuk ka kurrfarë lidhje me Oliver Ivanoviqin, këto informacione nuk janë të vërteta, ai është nga Zubin Potoku”, ka thënë Hoti.

Theksojmë se rasti në fjalë ende është nën hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat