Gjukanoviq takon Stoltenberg, thotë se Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Aktuale

Gjukanoviq takon Stoltenberg, thotë se Mali i Zi është i gatshëm të ndihmojë në marrëveshjen Kosovë-Serbi

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:46
Millo Gjukanoviq dhe Jens Stoltenberg

Çështja e dialogut mes Kosovës e Serbisë, ka qenë temë diskutimi në takimin e sotëm që presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq pati me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në adresimin e tij Gjukanoviq i ka pranuar Stoltenbergut se Mali i Zi është i gatshëm të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhje mes Prishtinës e Beogradit.

Më tej ai pati edhe një shembull konkret që përmendi se mund të jetë përvojë e mirë për tu shfrytëzuar nga Kosova e Serbia për arritjen e një marrëveshje.

”Përvoja e Maqedonisë dhe e Greqisë mund të jetë një shembull për Beogradin dhe Prishtinën”.

”Kërkoj që NATO të vazhdojë të kontribuojë në atë që do të dëshmohet se do të jetë formula e vetme e besueshme për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Gjukanoviq po ashtu ka deklaruar se janë të vetëdijshëm se ka palë të treta të interesuara në Ballkanin Perëndimor ndaj dhe theksoi se janë të gatshëm të mbrojnë me forcë të drejtën për të nxitur plotësisht sistemin europian të vlerave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat