Murati: Nuk guxojmë ta humbin rastin historik për Kosovën Lindore

Aktuale

Murati: Nuk guxojmë ta humbin rastin historik për Kosovën Lindore

Më: 6 mars 2019 Në ora: 22:40
Valon Murati

Murati thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment që ta përfshijë Luginën e Preshevës në dialogun me Serbinë, pasi kjo mundësi po vjen pas 100 vitesh.

Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë moment që ta përfshijë Luginën e Preshevës në dialogun me Serbinë, meqë sipas tij, pas 100 vitesh është hera e parë që po ofrohet një mundësi e tillë.

“Mendoj që interes i shqiptarëve dhe i Kosovës është që të përfshihet edhe Kosova Lindore, për një bisedë të balancuar me Serbinë”, ka thënë Murati në rubikon.

“Qe 10 vjet është folur vetëm për Kosovën, vetëm për serbët në Kosovë, është hera e parë që po na ofrohet mundësia që të flasim për Serbinë, për shqiptarët në Serbi”, ka thënë më tej ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat