Me çfarë porosie vjen Hejl "njeriu i Trampit" në Beograd?

Aktuale

Me çfarë porosie vjen Hejl "njeriu i Trampit" në Beograd?

Nga: F. B. Më: 6 mars 2019 Në ora: 23:14
Dejvid Hejl

Nën sekretari amerikan për punë politike Dejvid Hejl ka thënë se ekziston Shansi që sivjet të arrihet marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtinës, shkruan “B92”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka theksuar se zgjidhja do të kontribuoj stabilitetit afatgjatë në regjion.

“Ka gjasa që sivjet të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, por vetëm nëse vazhdon dialogu (...) ShBA nuk do të jap recetë për zgjedhje. Besojmë se ajo duhet të jetë e aplikueshme edhe në Kosovë edhe në Serbi dhe duhet të kontribuoj në stabilitetin afatgjatë në regjion”, ka thënë Hejl.

Ai po ashtu ka ftuar Prishtinë që të heq taksat e vendosura në mallrat serbe.

Hejl po ashtu ka shprehur mbështetjen e ShBA-ve për integrimin evropian të Serbisë dhe theksoi se askush nuk e detyron Serbinë të hyj në NATO.

"ShBA në tërësi respekton neutralitetin e Serbisë dhe përshëndet partneritetin që Serbia ka ndërtuar me NATO-në sikur edhe pjesëmarrjen aktive në partneritet për paqe", ka thënë zyrtari amerikan.

Duke folur në raportin e “Fridem Hause” ku Serbia është vendosur në grupin e vendeve “ me liri të pjesshme”, Hejl ka thënë se gjatë procesit të integrimeve evropiane të Serbisë duhet të arrihen standard të BE-së, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Nënsekretari për punë politike të ShBA-ve do qëndroj të premten në Beograd ku do të takoj zyrtarët e lartë shtetëror dhe do bisedoj për raportet bilateral dhe do të angazhohet në kthimin e dialogut dhe normalizimit të raporteve.

Hejl pastaj me 9 mars do qëndroj edhe në Prishtinë, ku po ashtu do të kërkoj arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat