Bytyqi: Mësuesit janë shpresa për ditë më të mira për Kosovën

Aktuale

Bytyqi: Mësuesit janë shpresa për ditë më të mira për Kosovën

Më: 7 mars 2019 Në ora: 09:08
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka uruar 7 Marsin, duke thënë se kjo është dita kur ne nderojmë mësuesit dhe kujtojmë rolin e tyre të rëndësishëm për të ardhmen e shoqërisë tonë.

Bytyqi kujtoi edhe mësuesit dëshmorë, për të cilat tha se bënë përpjekjet më të mëdha të historisë për të zhdukur analfabetizmin duke krijuar traditën e arsimit shqip.

“Vlerësojmë përpjekjet tuaja të përditshme për të ofruar arsim cilësor për fëmijët tanë dhe duke besuar fuqishëm në përkushtimin tuaj, ne jemi të sigurt se do të afrojmë arsimin tonë me atë të vendeve të zhvilluara të botës. Ju, mësues të dashur, i keni dhënë historisë shembuj edhe më të vështirë, duke iu dhënë dije gjeneratave, e njëkohësisht duke i frymëzuar drejt luftës për liri. Prandaj, Ju jeni shpresa për ditë edhe më të mira për Kosovën!”, uroi ministri Bytyqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat