Thaçi uron 7 Marsin: Për mësuesit dhe punën e tyre shpreh mirënjohje të pakufishme

Aktuale

Thaçi uron 7 Marsin: Për mësuesit dhe punën e tyre shpreh mirënjohje të pakufishme

Më: 7 mars 2019 Në ora: 09:18
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se Dita e Mësuesit, përherë duhet të na motivojë për rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv rreth rolit dhe kontributit jetik që mësuesit japin çdo ditë për arsimin e gjeneratave të reja.

Tutje Thaçi ka shtuar se mësuesit edhe në ditët më të rënda i kanë mësuar të tjerët në frymën më të lartë të patriotizmit.

Thaçi uroi të gjithë mësuesit, duke thënë se shpreh mirënjohje të pakufishme për punën e tyre.

Postimi  plotë:

Dita e Mësuesit, 7 Marsi, përherë duhet të na motivojë edhe më shumë për rritjen e ndërgjegjësimit kolektiv rreth rolit dhe kontributit jetik që mësuesit japin çdo ditë për arsimimin e gjeneratave të reja dhe zhvillimin e shoqërisë. Me përkushtimin e tyre për të përhapur dije, mësuesit tanë edhe në ditët më të rënda na kanë mësuar në frymën më të lartë të patriotizmit dhe janë bërë jo vetëm udhërrëfyes, por edhe heronj e dëshmorë, për lirinë dhe pavarësinë tonë. Në këtë ditë të veçantë, të gjithë mësuesve ua uroj 7 Marsin dhe shpreh mirënjohje të pakufishme për punën e tyre! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat