Media serbe: SHBA me Thaçin, Britania me Haradinajn, pyka rreth taksës

Aktuale

Media serbe: SHBA me Thaçin, Britania me Haradinajn, pyka rreth taksës

Nga: F.B Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:23
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Gazeta beogradase "Blic" ka shkruar se aktualisht në Kosovë në lidhje me taksën janë duke u konfrontuar interesat e ShBA-ve në njërën dhe fuqive të mëdha në anën tjetër, transmeton “Bota Sot”.

Sipas kësaj gazete, përkundër qëndrimeve të ShBA-ve qëndron para së gjithave Britania. ShBA janë për marrëveshje të Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa Britania sipas gazetës hapur është kundër marrëveshjes.

Amerikanët, sipas medieve kanë shprehur hapur qëllimin e tyre- njohjen e ndërsjellë edhe mundësinë për korrektimin e kufijve duke eliminuar skenarin e kaosit. 

Për këtë shkak Amerika aktualisht dëshiron që me forcë të detyrojë liderët shqiptarë që të tërheqin taksën, sepse ai hap mund të keqpërdoret shumëfish nga ana e liderëve në Kosovë dhe të kalojë në dhunë në terren dhe kjo do të ishte vdekje e marrëveshjes me Beogradin. 

Në anën tjetër, Britania e Madhe ka afërsi me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, që është kundërshtari kryesor i caktimit të kufijve dhe largimit të taksës. 

Sipas burimit të "Blic" nga Kuvendi i Kosovës, Britanikët tash pothuajse hapur punojnë kundër marrëveshjes. "Britanikët direkt punojnë kundër marrëveshjes, e gjithë kjo me tregimin se nuk janë për korrektimin e kufijve, sepse ajo do sillte me vete probleme të shumta, ndoshta në të gjithë regjionin. Qëllimi i britanikëve është i kundërt me qëndrimin amerikan dhe ai nënkupton Kosovën e tërë të pavarur të pranuar nga Serbia", ka thënë burimi i njohur për gazetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat