Limaj dhe Haradinaj: Votimi i platformës, lajm i mirë

Aktuale

Limaj dhe Haradinaj: Votimi i platformës, lajm i mirë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 17:11
Fatmir Limaj

Pas miratimit në Kuvend të projektligjit për dialogut dhe Platformës, kryetari i ekipit negociator Fatmir Limaj ka thënë se është një lajm i mire.

"Kanë ndodhë dy ngjarje të rëndësishme, Parlamenti ka votuar ligjin për delegacionin mbi të gjitha platformën. Nga sot Kosova e ka një pozicion zyrtar dhe një zë që ka votuar në Kuvend. Negocimi e mundshëm me Serbinë do ta ketë platformën. Mbështetet tërësisht në Kushtetutën e Kosovës ndërsa delegacioni është votuar nga Parlamenti dhe platformën e ka delegacioni shtetëror i mbështetur në parlament", tha ai.

 Limaj ka thënë se ligji i përcakton kompetencat.

 "Ligji i përcakton kompetencat më shumë merret me kompetencat. Ndërsa platforma i ka parimet. Janë diku dhjetë parime që janë udhërrëfyes mes dialogut Kosovë- Serbi", u shpreh ai.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj, ka ndarë shqetësimin dhe dhimbjen lidhur me aksidentin që ka ndodhur sot në Gjilan.

Ai tha se sot Parlamenti kreu disa punë me rëndësi  ku  votoi ligjin për kompetencat e delegacionit dhe platformën me një shumicë të plotë.

Mendoj se Kosova është më e gatshme dhe më e  përgatitur për dialogun Kosovë-Serbi.  Me pas mendime ndryshe është e shëndetëshme në demokraci. Me siguri diskutimet kishin ndihmu për ata që lanë sallën. Për shkak të KQZ na ka munguar një deputet dhe kemi një deputet jashtë vendit dhe kryetari Veseli të hënën ka qenë jashtë  vendit. Ishte pak vështirë me e siguru kuorumin e nevojshëm. Edhe PDK sot e ka dhënë provimin në mënyrë të duhur. Kanë qenë prezentë dhe e kanë përkrahë ligjin dhe dialogun. Ne jemi serioz sa i përket obligimeve. Kosova e ka vërtetu që është e konsoliduar për dialog”, tha kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat