Lista Serbe në pritje të vendimit të Vuçiqit

Aktuale

Lista Serbe në pritje të vendimit të Vuçiqit

Më: 7 mars 2019 Në ora: 18:44
Aleksandar Vuçiq

Mundësia e braktisjes në tërësi e institucioneve brenda sistemit të Kosovës, e cila është paralajmëruar nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në takimin e tyre me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt në Beograd, është formë e presionit nga autoritetet e Serbisë ndaj bashkësisë ndërkombëtare, por edhe ndaj Kosovës, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, subjekt ky politik, i cili përfaqëson serbët e Kosovës në institucionet qendrore dhe lokale, kanë theksuar se kanë kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Qeveria e Serbisë, që të mbështesin vendimin e tyre për braktisjen në tërësi të institucioneve të Kosovës.

Politologu Ramush Tahiri, vlerëson se deklaratat e përfaqësuesve të Listës Serbe, por edhe autoriteteve të Beogradit, që ndërlidhen me mundësinë e braktisjes së sistemit të Kosovës nga serbët e vendore, shprehin qëndrim kryekëput politik, për ta vënë Kosovën para aktit të kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat