Haradinaj në QKUK, flet për gjendjen e të lënduarave

Aktuale

Haradinaj në QKUK, flet për gjendjen e të lënduarave

Nga: A.M. Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:03
Ramush Haradinaj ne QKUK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj se bashkë me deputetin e AAK-së kanë vizituar të lënduarit e aksidentit tragjik të Gjilanit.

Ai përmes një postimi në Facebook, se  “nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur”.

Postimi i plotë:

Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK.

Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur.

Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat