Gjuriqin e djeg platforma e Kosovës: Serbia në situatë të rëndë, platforma fundi i dialogut

Aktuale

Gjuriqin e djeg platforma e Kosovës: Serbia në situatë të rëndë, platforma fundi i dialogut

Nga: F. B. Më: 7 mars 2019 Në ora: 19:25
Marko Gjuriq

Ka qenë shumë i shpejtë reagimi i Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, pasi sot në Kuvendin e Kosovës është miratuar platforma për dialogun me Serbinë.

Gjuriq ka thënë se i është vënë "gozhda në arkë, me platformë kanë porositur - fundin e dialogut”, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

“Me miratimin e platformës në të cilën thuhet se mënyra e vetme e dialogut është njohja, ku nuk trajtohen të drejtat dhe pozita e serbëve paraqet ‘gozhdë në arkë’ dhe dëshmon se Prishtina në këtë mënyrë dërgoi porosi se ky është fundi i dialogut”, ka thënë Gjuriq në një takim me gazetarët.

"Vendimi i pushtetit në Prishtinë ka vënë Serbinë në gjendjen më të rëndë që nga viti 2011, kur shqiptarët me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare vendosën kufijtë  në Jarinje dhe Bernjak", ka thënë Gjuriq.

Ai ka njoftuar se presidenti Vuçiq për nesër ka thirr një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Serbia do të di që në mënyrën më të mirë të përgjigjet në sfidën dhe në mbrojtjen e interesave kombëtare, pozitën dhe drejtat e popullit tonë në Kosovë dhe Serbi, ka thënë  Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat