Vllasi: Taksa e bëri efektin e vet, të dëgjohen amerikanët

Aktuale

Vllasi: Taksa e bëri efektin e vet, të dëgjohen amerikanët

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:10
Azem Vllasi

Sipas Azem Vllasit, taksa ndonëse u vendos si masë politike dhe bëri efektin e vet, tash është koha që të dëgjohet faktori ndërkombëtarë.

Ai në një intervistë për Rubikon tha se procesi i dialogut e ka lodhur si BE-në ashtu edhe SHBA-në dhe insistimi i tyre është i arsyeshëm.

“Faktorët ndërkombëtarë dhe amerikanët po thonë mos të bëhet taksa arsye për të vazhduar bllokada e dialogut, hapni rrugë dialogut, sepse edhe amerikanët por edhe Brukseli janë lodh me neve, me dialog me Serbinë”, ka thënë Vllasi.

“Që 8 vjet vazhdon dialogu, mos të themi pa rezultate, por janë të pakta. Bota ka probleme tjera”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat