Mjeku kujdestar në QKUK: Njëri prej tre të lënduarve po operohet, në gjendje të rëndë

Aktuale

Mjeku kujdestar në QKUK: Njëri prej tre të lënduarve po operohet, në gjendje të rëndë

Më: 7 mars 2019 Në ora: 21:59
Pamje nga aksidenti

Mjeku kujdestar në QKUK,  Naser Syla ka folur para pak minutash për gjendjen shëndetësore të tre personave të lënduar nga aksidenti në Gjilan.

Ai ka thënë se njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë dhe po operohet.

“Janë sjellë me lëndime te ndryshme, ka pas lëndime të shumta në organizëm. Raasti më i rëndë është tek njëri me  traumë të kokës’’, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka thënë se “Për momentin nuk kemi kërkesa të reja, nëse do të kenë nevojë për QKUK besojj që do të na thërrasin.’’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat