Shoku i Thaçit: Hashimi mbanë përgjegjësi për krime, vrasje, vjedhje e plaçkitje

Aktuale

Shoku i Thaçit: Hashimi mbanë përgjegjësi për krime, vrasje, vjedhje e plaçkitje

Nga: N.Sh Më: 7 mars 2019 Në ora: 22:19
Hashim Thaçi dhe Sali Rexhaj

Veprimtari Sali Rexhaj, i cili ka bashkëpunuar kohë më parë me presidentin Hashim Thaçin, ka folur për raportet e tij me Thaçin në të kaluarën dhe për mospajtimet e tanishme që i ka për të.

Rexhaj përmes një postimi në Facebook, thotë se, në inbox po i dërgohen disa fotografi ku fyhet babai i Thaçit, për të cilin ka fjalë të mira, duke thënë se duhet të ruajmë respektin për prindër dhe familje.

Rëxhaj thotë se, tash nuk pajtohet për asgjë me Hashim Thaçit, duke shtuar se mbanë përgjegjësi të madhe për ngecjen e Kosovës, pr krime, vrasje, vjedhje dhe plaçkitje.

Lexojeni postimi e plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Sorry,

ne inbox po me dergohet nga dosa miq nje foto ku po fyhet babai i Hashim Thaqit.

Une Hashimin e kam pase shok, te tille e konsideroj edhe sot se kemi bashkepunuar gjate ne kohe te veshtira. Karrshi meje ka qene shume korrekt, korrekt kam qene edhe une deri ne maksimum me te, si me te gjithe bashkeveprimtaret e miqt e mi te shumte.

Sot nuk pajtohem thuaja per asgje, Hashimi sipas mendimit tim mbane pergjegjesi te madhe per ngecjen e zhvillimit ne Kosove, per krime, vrasje vjedhje e plaqkitjr. Degradim te Kosoves ne te gjitha sferat sepse qe 12 vjet eshte njeriu kryesor ne Kosove.

Por babai i tije eshte njeri shume i mire. Nje burre-burrash i cili çendroj drejte tere jeten. Askujte nuk i ka bere asnje te keqe dhe nuk mbane pergjegjesi per veprimet e te birit-Hashimit.

Ne munde te kemi mospajtime, madje edhe te tilla qe nuk na japin mundesi per bashkepunim, por respektin per familje, per prinder duhet ta ruajme. Kjo eshte ne kulturen e traditen tone pa te cilat nuk do te ishim shtet as komb modern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat