Djali i furrtarit që vdiq nga aksidenti në Gjilan i komenton babait të shoferit të kamionit: Ejani në varrim ta ndajmë dhimbjen bashkë

Aktuale

Djali i furrtarit që vdiq nga aksidenti në Gjilan i komenton babait të shoferit të kamionit: Ejani në varrim ta ndajmë dhimbjen bashkë

Nga: N.Sh Më: 8 mars 2019 Në ora: 08:44
Sokol Avdiaj

Babai i shoferit të kamionit i cili dje shkaktoi një aksident të tmerrshëm në Gjilan, ku la të vdekur biznesmenin Qerim Çoqaj ka shprehur dhimbje të madhe për këtë rast.

Sokol Avdiaj ka thënë se kur ka kuptuar lajmin e kobshëm i është “bashkuar toka me qiellin”.

“Kam dhembje më shumë për familjen e të ndjerit se për fëmijën tim. Ma shumë kam dëshiruar që familja ime të ishte në pozitën e tyre se ata. Po më dhimben në shpirt. Fëmija nuk më kanë treguar deri më tani, por tash e kuptova mirë rastin në televizion”.

Mirëpo, djali i të ndjerit, Leutrimi ka ftuar familjen e shoferit të kamionit që të marrin pjesë në varrim dhe ta ndajnë dhimbjen bashkë.

Babi i shoferit Avdiaj thotë se djali i tij punën si shoferë i kamionit e ka bërë për një kafshatë buke, aksidentin nuk e ka bërë me qëllim.

“Ka pas taksiratë. Djali im nuk e ka bërë me qëllim. Atë punë e ka bërë për një kafshatë bukë. S’po di çka të them ndryshe”.

“Inshalla shkon në Xhenet. Me qëllim nuk kemi bërë asgjë. Ata kanë qenë të Gjilanit ne të Pejës. Nuk kemi pasur asnjë ngatërresë”, tha ndër të tjera Sokol Avdiaj.

E pas këtyre fjalëve të Avdiajt ka reaguar edhe djali i furrtarit që humbi jetën, Leutrim Qoçaj. 

Ai ka ftuar familjen e shoferit të kamionit në varrim, që ta ndajnë dhimbjen bashkë.

“Unë jom biri i të ndjerit. Axh as ai s’ka dashtë kjo me ndodhë…Fatkeqësisht baba im qëlloi aty…familjarët e tu i ftojmë t’na vijnë në varrim e në të pame…ta ndajmë dhimbjen bashkë”, ka shkruar biri i të ndjerit, Leutrim Çoçaj në një prej postimeve në Facebook.

Gjatë ditës së djeshme, si pasoj e prishjes së frenimit të kamionit është shkaktuar aksidenti i rëndë, ku la të vdekur Qerim Çoqajn dhe u plagosën mbi 20 persona të tjerë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat