Thaçi uron 8 Marsin: Sot kemi shumë arsye për të festuar

Aktuale

Thaçi uron 8 Marsin: Sot kemi shumë arsye për të festuar

Më: 8 mars 2019 Në ora: 09:22
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ditët si kjo e sotmja janë mundësia më e mirë për të reflektuar për punën dhe sakrificën e madhe që bëjnë gratë për mirëqenien e përditshme në jetën tonë.

“Përpjekjet për lirinë dhe barazinë e secilit në shoqëri vazhdojnë të jenë të nevojshme edhe sot, megjithatë, krahasuar me të kaluarën, sot kemi shumë arsye për të festuar. Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave që pareshtur angazhohen dhe punojnë për ta bërë më të mirë shoqërinë në të cilën jetojmë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat