Haradinaj: Duhet të punohet ende që të drejtat e grave të avancohen

Aktuale

Haradinaj: Duhet të punohet ende që të drejtat e grave të avancohen

Më: 8 mars 2019 Në ora: 10:48
Konferenc “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se pozita e grave në Kosovë ka avancuar dukshëm për dallim nga vitet e kaluara, mirëpo pavarësisht kësaj, ai tha se duhet të punohet më shumë që ato të drejta të mos mbesin vetëm në aspektin e ligjeve, por të zbatohen në praktikë.

Haradinaj, po ashtu tha se është e rëndësisë së veçantë që gratë në Kosovë të emancipohen në të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë.

 Këto komente Haradinaj i bëri gjatë një konference që është mbajtur për nder të ditës së gruas me temë, “Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë”.

Ai gjithashtu bëri të ditur se 40 përqind e grave janë të punësuara në sektorin publik, mirëpo pavarësisht kësaj siç thotë ai, ka shumë punë për të avancuar rolin e grave në Kosovë.

Haradinaj: Kemi shumë punë që me fuqizuar rolin e gruas në pozitën 

“Edhe kjo ditë dhe gjithë punën që bëni ka për qëllim emancipimin e grave nga të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë. Dhe mendoj që është shumë me rëndësi ta potencojmë këtë, emancipimi i grave nga gjitha etnitë, kjo është diçka e mrekullueshme...katër dhjetë për qind e të punësuarve në sektorit publik në tërësi janë femra, pra gra dhe vajza. Megjithatë e dina që kemi shumë punë që me fuqizuar rolin e gruas në pozitën kosovare në të gjitha fushat dhe ju siguroj që po ashtu nga gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë...Kosova nuk qëndron shumë keq, nuk është prapa me ligje me rregullativa ligjore, me normë. Por ajo që duhet punojmë shumë më shumë është zbatimi, pasi kemi ende vështirësi në zbatim ose ngecim”,  u shpreh kryeministri Haradinaj.

Sa i përket ligjit për regjistrimn e pronës tek dy bashkëshortët Haradinaj tha se ka avancime për dallim nga vitet e kaluara.

Ndërsa, ambasadori i Francës, Dider Chabert  u shpreh se për të pasur një shoqëri më progresive  është me rëndësi që të drejtat e grave të jenë të avancuara dhe të punojnë çdo ditë që ato mos të shkelen.

Sipas tij, për të pasur një shoqëri të hapur dhe të barabartë, është qenësore dhe njerëzore që vlerat e femrave të jenë sa më të paraqitura në shoqëri.

Ai po ashtu përmendi se e rëndësishme që gjithë  bota të jetë më e barabartë dhe gjitha gratë të kenë të drejt t’i realizojnë të drejtat që ju takojnë pavarësisht nga origjina e tyre.

Chabert: Kjo është një luftë që duhet të bëjmë çdo ditë

“Të gjithë ata që jemi sot, duhet të  punojmë çdo ditë për një shoqëri më progresive dhe për këtë është me rëndësi që të flasim për të drejtët e grave, dhe kjo është një luftë që duhet të bëjmë çdo ditë që kjo të arrihet dhe të drejtat e tyre mos të shkelen”, tha ambasadori.

Ish deputetja e LDK-së,  Njomza Emini tha se historikisht gratë kanë qenë  të pa privilegjuara dhe se nuk asnjëherë ato nuk kanë qenë pjesë e vendimmarrjes.

Mirëpo, tash sipas saj është koha që gratë të ngritin zërin e tyre karshi të drejtave që ju takojnë dhe potenciali i tyre të jetë më i madh.

Emini: Tash është koha për të njohur forcën dhe potencialin e vërtet të grave

“Besojmë që tash është koha për të njohur forcën dhe potencialin e vërtet të grave dhe pa dallim gjinie. Janë të panumërta rastet kur gratë e bashkuara kanë bërë ndryshimin. Që kanë shërbyer si model. Një të tillë dëshirojmë që të formojmë në këtë konferencë dhe në projektin e lidershipin e grave të reja në Kosovë”, deklaroi, ish deputetja, Emini.

Kurse për deputeten nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu tha se nevojitet më  shumë punë për të drejtat e grave, dhe se përfshirja e grave në partitë politike në Kosovë është e pjesshme.

Ajo kishte dhe kritika për kryeministrit Haradinaj dhe partitë politike që nuk po delegojnë gra në institucionet vendimmarrëse në Kosovë.

Deliu: Kanë faj gjitha partitë politike që nuk kanë deleguar gratë të jenë të përfaqësuara  në Qeveri

“Kanë faj gjitha partitë politike që nuk kanë deleguar gratë që të jenë të përfaqësuara  në qeverinë e Republikës së Kosovës. Nga gjithë ky numri i madh i zëvendës ministrave që i kemi rreth tetëdhjetë sosh i kemi vetëm gjashtë gra që janë të përfaqësura në pozitën e zëvendës ministrat. Nëse e bëjmë dallimin është një diskrepancë e madhe, mes përfshirjes së grave të cilat nuk mbesin të përfaqësura mirë në institucionet vendimmarrëse”, tha deputetja Deliu.

Pjesë e këtij paneli ishte dhe  drejtoresha e organizatës që i mbron të drejtat e grave, Mimoza Gavrani, e cila tha se se sot më shumë se kur është  dita që zëri i gruas duhet të ngritet lart dhe të vlerësohet.

Kosova shembull i përkrahjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova është e gatshme t’i kuptojë viktimat e dhunës seksuale sepse si popull kanë vlera njerëzore.

Ai ka garantuar se Kosova nuk do dështojë  të jetë afër të të mbijetuarave. Ai tha se si qeveria po mundohet ta trajtojnë këtë çështje me kujdes dhe për këtë kanë krijuar edhe statusin ligjor.

 "Shprehi gatishmërinë që të bashkëpunojmë më të gjithë mekanizmat dhe të marrin përvojën e vendeve tjera qe ta shërojmë këtë plagë në shoqëri. Nxjerrja në dritë e të së vërtetës çlirimi i rrëfimit është bazë e mirë duke shëruar këtë plagë shërojmë plagët tjera si Kosovë jemi të gatshëm të kontribuojnë në shërim të plagë edhe të Kosovës dhe rajonit që ajo të mos të na përsëritet më kurrë. Mendoj se është me interes qe plagët e të kaluarës të shërohen dhe rajoni jonë ka plagë edhe personat e pagjetur që lëndon arritjen e ndjenjës se plagës së qëndrueshme”, tha Haradinaj në konferencën “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë”.

Ambasadori gjerman në Kosovë,Christian Heldt duke folur për dhunimin seksual gjatë luftërave nëpër botë tha se Kosova  është shembull i përkrahjes për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

"Kosova tashmë shihet si një shembull i praktikës më të mirë për përcaktimin e pensioneve për këtë kategori. Iu inkurajoj që të vazhdoni me mbështetje për të mbijetuara dhe të ofrojnë më shumë përkrahje dhe ndihmë individualisht", tha ai.

Ambasadori i ShBA  në Kosovë Philip Kosnett tha se Kosova nuk po pret gjatë të merret me të kaluarën sepse ata kanë krijuar ambient ku ofrohet mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale .

 "Dy fusha për te siguruar qasje në drejtësi për viktimat nga pakica të ofrohen shërbime dhe te përfshihen edhe te pensionet shpreh mirëkuptimin se viktimat duhet të gëzojnë barazi. Dhe po ashtu kërkoj vëmendje më të madhe për viktimat e dhunës në familje", tha ai. 

Haradinaj: Pozita e gruas në Kosovë është përmirësuar, por ka ende punë për t’u bërë

Për nder të ditës së gruas, Kryeministri Ramush Haradinaj ka marr pjesë në konferencën Forumi Multietnik të lidershipit të grave të reja në Kosovë.

Me këtë rast ai ka thënë se pozita e grave në Kosovë ka përmirësime, mirëpo duhet të punohet më shumë që ato të avancohen.

Kreu i Qeverisë tha se me anë të kësaj dite të veçantë duhet të jetë fokus që gratë në Kosovë të emancipohen në të gjitha etnitë. Ai gjithashtu bëri të ditur se 40 përqind e grave janë të punësuara në sektorin  publik, mirëpo pavarësisht kësaj siç thotë ai, ka shumë punë për të avancuar rolin e grave në Kosovë.

“Kosova nuk qëndron shumë keq me ligje, norma,  por ajo që duhet të punojmë është që të zbatohen ato”, tha ai.

Sa i përket ligjit për ligjin e regjistrimit të pronës tek dy bashkëshortët tha se ka avancime për dallim nga vitet e kaluara.

Ndërsa, ambasadori i Francës, Dider Chabert u shpreh se për të pasur një shoqëri më progresive është me rëndësi që të drejtat e grave të jenë të avancuara dhe të punojnë çdo ditë që ato mos të shkelen. Sipas tij, për të pasur një shoqëri të hapur dhe të barabartë, është qenësore dhe njerëzore që vlerat e femrave të jenë sa më të paraqitura në shoqëri.

 “Është e rëndësishme që bota të jetë më e barabartë qoftë për të gjitha fermat qoftë nga origjina e tyre, të ketë të drejtë që t’i realizojnë gjitha të drejtat që ju takojnë “, tha ai.

Ish deputetja, Njomza Emini tha se historikisht gratë kanë qenë të pa privilegjuara dhe se nuk asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e vendimmarrjes. Mirëpo, tash sipas saj është koha që gratë të ngritin zërin e tyre karshi të drejtave që ju takojnë dhe potenciali i tyre të jetë më i madh.

Kurse drejtoresha e organizatës që i mbron të drejtat e grave, Mimoza Gavrani tha se sot më shumë se kur është dita që zëri i gruas duhet të ngritet lart. Më pas u vazhdua me panelin tjetër të diskutimit, ku deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu tha se nevojitet më shumë pune për të drejtat e grave. Sipas saj, përfshirja e grave në partitë politike është e pjesshme./

Konferenca “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën ndërkombëtare “Zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë konfliktit në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat