Isa Mustafa uron 8 Marsin: Gruaja simbol i sakrificës

Aktuale

Isa Mustafa uron 8 Marsin: Gruaja simbol i sakrificës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:23
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, ka uruar të gjitha gratë.

“8 Marsi shënon një prej datave të rëndësishme për shoqërinë tonë. Është festa e grave, të cilat nuk rreshtën asnjëherë së luftuari për kërkesat e tyre. Përkundër sfidave të shumta që u përballën me jetën dhe shoqërinë, ato nuk u dorëzuan në asnjë moment”.

“Ato u shndërruan në simbol të sakrificës dhe përkushtimit për të ndryshuar dhe ndërtuar vlerat e mirëfillta në shtetin tonë. Ne bashkërisht mbesim të përkushtuar për të punuar që t’i ngriim këto vlera tona”, thuhet në urimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat