Kryeministri flet në katër gjuhë gjatë një konference

Aktuale

Kryeministri flet në katër gjuhë gjatë një konference

Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:38
Ramush Haradinaj

Aleanca Franceze në Kosovë ka organizuar konferencën ““Forumi Multietnik i Lidershipit të Grave të Reja në Kosovë”. Në këtë konferencë mori pjesë edhe i pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai përshëndeti të gjithë të pranishmit në katër gjuhë.

“Mirëmengjes të gjithëve! Dobro jutro! Goodmoorning! Bonjuar mr. Ambassador!”, përshëndeti Haradinaj të pranishmit dhe në veçanti ambasadorin Chambert, për të vazhduar më pas fjalimin në gjuhën shqipe.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha se Kosova qëndron keq me numrin e femrave në vendimmarrje dhe duet bërë më shumë për emancipimin e grave nga të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës është punëdhënësi më i madh dhe diku 40 për qind e të punësuarave janë femra në sektorin publik.

“Mendoj se është një punë jashtëzakonisht e dobishme. Edhe kjo ditë ka për qëllim emancipimin e grave nga të gjitha etnitë që jetojnë në Kosovës. Kjo është e mrekullueshme. Qeveria është punëdhënësi më i madh në nivel vendi dhe 40 për qind janë të punësuara femra në sektorin publik. Mirëpo duhet bërë më shumë për fuqizimin e gruas. Ne kemi punuar ngushtë për ta përmbushu rregullativen ligjore por mbetet ende sfidë zbatimi. Qëllimi ynë është afirmativ dhe zbatues. Qëndrojmë keq me numrin e grave në vendimmarrje. Kjo ngjarje ndihmon ne sensibilizimin tonë për fuqizimin e gruas në këtë drejtim”, tha kryeministri Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat