Haradinaj kur pyetet për mbledhjen e thirrur nga Vuçiq thotë “Natën e Mirë”

Aktuale

Haradinaj kur pyetet për mbledhjen e thirrur nga Vuçiq thotë “Natën e Mirë”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 12:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se e mirëpret vizitën e nesërme të nënskryetarit amerikan të Shtetit për Çështje Politike,  David Hale.

Me këtë rast ai nuk ka treguar se çfarë do të jetë porosia e zyrtarit të lartë amerikan i cili vie në Kosovë për mundësinë e përfundimit të marrëveshjes dhe pezullimit të taksës, por sipas Haradinajt, Kosova e ka marrë seriozisht dialogun, sidomos pas miratimit të Platformës së Dialogut.

Kur është pyetur për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që e ka thirrur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për Platformën e Dialogut të miratuar dje,  Haradinaj i është përgjigjur gazetarëve me ironi duke iu thënë gazetarëve ” Natën e Mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat