Vëllai kujton motrën dëshmore: Lulja e lirisë që nuk e priti lirinë të bëhet nënë

Aktuale

Vëllai kujton motrën dëshmore: Lulja e lirisë që nuk e priti lirinë të bëhet nënë

Nga: G.B Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:57
Esat Shala tek varri i Luljeta Shalës

Luljeta Shala është një nga gratë e shumta që e dhanë jetën për liri. Luljeta ra dëshmore bashkë me të fejuarin e saj Hysen Bujapaj, në dhjetor të vitit 1998, derisa po ktheheshin nga Shqipëria në Kosovë shkruan Bota sot.

E sot, në ditën e gruas me 8 mars, vëllai i saj, Esat Shala, e ka kujtuar atë, duke thënë se ajo nuk e priti të bëhet nënë.

Postimi i tij i plotë:

Urime 8 marsi dita e nënës. Lulja e lirisë që nuk e priti lirinë të bëhet nënë. Shumë nëna sotë e festojnë këtë ditë por jo edhe një pjesë e madhe e vajzave të tjera që ranë për liri nuk e priten këtë ditë që të bëhen edhe ato nëna të fëmijeve të tyre,ato nuk deshen të bëhen nëna sepse nëna e tyre ishte Kosova çlirimi i Kosoves që nënat e tyre të jetojnë të lira në liri.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat