Sherifi i reagon Vuçiqit: Platforma për dialog nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës

Aktuale

Sherifi i reagon Vuçiqit: Platforma për dialog nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 15:21
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Platforma për Dialog e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës.

Ky reagim i Sherifit vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u deklarua kundër miratimit të platformës.

Shefi i Deputetëve të Nismës ka thënë se përmes kësaj platforme i është dhënë fund shpresës serbe për të cenuar integritetin territorial të Kosovës.

“Është plotësisht e kuptueshme arsyeja e kundërshtimit që Presidenti i Serbisë i bën platformës që nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës! Mirëpo, ajo që është e vështirë të kuptohet në lidhje me platformën në fjalë ka të bëjë me faktin se një numër deputetësh bojkotuan miratimin e saj ndërsa forca të caktuara të opozitës refuzojnë që të jenë pjesë e kësaj platforme”, ka shkruar ndër të tjera Sherifi në ‘Facebook’.
Sherifi ka thënë se me miratimin e platformës Kosova ua bërë me dije të gjithëve se ka përfunduar njëhere e përgjithmonë koha kur në dialog shkohej me duar në xhepa.

Tani thotë ai është koha e bashkimit rreth kësaj platforme në interes të Kosovës.

Postimi i plotë i Sherifit:

Platforma për dialog nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës!

Presidentit i Serbisë Aleksandër Vuçiq iu ankua diplomatit amerikan David Hale se Platforma e Kosovës për dialog me Serbinë, e miratuar dje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk lë vend për “kompromis”. Për herë të parë Aleksandar Vuçiqi ka të drejtë: përmes kësaj platforme i është dhënë fund shpresës serbe për të cenuar integritetin territorial të Kosovës!

Është plotësisht e kuptueshme arsyeja e kundërshtimit që Presidenti i Serbisë i bën platformës që nuk lë vend për kompromis në kurriz të Kosovës! Mirëpo, ajo që është e vështirë të kuptohet në lidhje me platformën në fjalë ka të bëjë me faktin se një numër deputetësh bojkotuan miratimin e saj ndërsa forca të caktuara të opozitës refuzojnë që të jenë pjesë e kësaj platforme.

Sidoqoftë, me miratimin e Platformës për dialog me Serbinë Kuvendi i Kosovës ua bëri me dije të gjithëve se ka përfunduar një herë e përgjithmonë koha kur në dialog shkohej me “duar në xhepa”! 

Tani është koha e bashkimit përreth kësaj Platforme në interes të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat