Kryeziu – Haradinajt: Nesër hiqe taksën!

Aktuale

Kryeziu – Haradinajt: Nesër hiqe taksën!

Më: 8 mars 2019 Në ora: 23:55
Haradinaj dhe Kryeziu

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës Ismet Kryeziu, e konsideron më se të duhur për vendin pezullimin e taksës doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjes e Hercegovinës.

Kryeziu, ka thënë se Kryeministri Ramush Haradinaj duhet të pezullojë tarifën për mallrat që importohen nga shteti serb dhe ai boshnjak, dhe jo me vonë se nesër, pas takimit të planifikuar me nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale.

“Besoj se Haradinaj duke e pezulluar taksën me një dakordim me SHBA-të, nga pozita e kryeministrit do t’i kontribuoj më fuqishëm mbrojtjes së Republikës së 17 shkurtit, se sa duke mbajtur taksën, e duke i hapur rrugë zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Prandaj, kryeministër nesër pas takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, David Hale, duhesh të dalesh me një marrëveshje të dakorduar për taksen”, tha Kryeziu përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Ndryshe, takimi i përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli do të mbahet në rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtuesi i këtij institucioni, Philip Kosnett.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.

Në këtë takim thuhet se do të diskutohet edhe për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat