Propaganda serbe: BE-ja me heshtjen e saj është vënë në anën e shqiptarëve të Kosovës

Aktuale

Propaganda serbe: BE-ja me heshtjen e saj është vënë në anën e shqiptarëve të Kosovës

Nga: F.B Më: 9 mars 2019 Në ora: 10:37
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Në Beograd të premten u mbajt Këshilli i Sigurisë kombëtare ku porosia e kreut ishte “Serbia do të mbrojë interesat e qytetarëve të vetë”, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Bashkimi evropian si ndërmjetësues në dialogun e Beogradit me Prishtinën me heshtjen e vetë përsëri është vënë në anën e shqiptarëve të Kosovës.

Refuzimi i Brukselit që të merr qëndrim rreth platformës së miratuar në Kuvendin e Kosovës me konstatimin se “nuk komentohen qëndrimet e palëve individuale në dialog”, vetëm është erë shtesë në shpinë të synimeve të Prishtinës.

Dëshirat e veta pushteti i Kosovës i ka vënë “të zeza në të bardhë” në formë të platformës për dialogun me Beogradin, e ato janë vetëm çështje jo status, që duhet të jetë parashenja bazë e dialogut të Brukselit.

Ky dokument parashikon 11 parime në bazë të cilave do të veprojë ekipi i Prishtinës për dialog dhe aty kërkohet: njohja reciproke brenda “kufijve”, tërheqja e rezolutës 1244 të KS të OKB, që Serbia të ndalojë aktivitetet që ndalojnë Kosovën të bëhet e njohur ndërkombëtarisht, të formohet Gjykata Speciale për krime të serbëve, dëmshpërblimi për dëme lufte etj,...

Krahas kësaj thuhet se në Kosovë nuk mund të ketë strukturë shtesë e pushtetit në Republikën e Kosovës, përveç pushtetit lokal dhe atij qendror..

Qëndrimi i fundit në praktikë do të thotë se nëse ndonjëherë formohet Asociacioni i komunave serbe, ajo nuk do mund të ketë kompetenca ekzekutive. Ndërsa garant të aplikimit të kësaj marrëveshje sipas mendimit të Prishtinës do të jenë BE dhe SHBA.

Në pyetjen që të komentojë këtë letër zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq, ka thënë se BE si ndërmjetësues “nuk komenton qëndrimet e palëve individuale në dialog” dhe se vetëm me dialog mund të arrihet marrëveshja që është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë por edhe regjionit.

Ajo ka shtuar se marrëveshja Beograd-Prishtinë duhet të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe të marrë mbështetjen e të gjithë anëtarëve të BE-së.

Në pyetjen shtesë të “Novosti”, kur pritet arritja e marrëveshjes dhe a është qëndrimi i tyre i njëjtë me qëndrimin e Uashingtonit për “njohje të ndërsjellë deri në fund të vitit do të ishte më e mira” – ajo ka mbetur pa përgjigje.

Për shkak të këtij dokumenti, që kreu shtetëror e përjeton si vrasje të dialogut, u mbajt edhe këshilli i Sigurisë Kombëtare i thirrur nga Vuçiq. Pas takimi kryeministrja Ana Brnabiç ka thënë se “platforma e Prishtinës është e kundërta e mendjes së shëndoshë, ndërsa reagimi i Serbisë, sikur deri tani do të jetë i matur edhe përgjegjës, por shteti në secilin moment do të di dhe mbrojë interesat dhe qytetarët e vetë. Ajo ka paralajmëruar se së bashku me presidentin Vuçiq dhe ministrin Daçiq do të takohen me Peshkopin Irinej dhe Sinodin e Kishës Ortodokse Serbe ku do diskutohet për Kosovën.

Rreth platformës ajo tha "dokumenti është kundër çdo lloj kompromisi, dialogut të mëtutjeshme dhe nuk flet asgjë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë".

“Miratimi i kësaj platforme padyshim është goditja e tretë përfundimtare në dialogun e Prishtinës dhe Beogradit. Goditja e parë ishte mos respektimi i marrëveshjes së Brukselit për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Goditja e dytë ishte vendosja e taksave në mallrat serbe nga Prishtina, dhe këta hapa shpien në drejtim të ndalimit të dialogut".

Para takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, presidenti Vuçiq u takua me nënsekretarin amerikan për çështje politike në Departamentin e Shtetit Dejvid Hej, të cilit ia transmetoi vlerësimin për platformën për dialog të Prishtinës që nënkupton vendimin për ndërprerje të dialogut.

Vuçiq ka thënë se me kohë i ka tërhequr vërejtjen përfaqësues së lartë të BE-së Federika Mogerini dhe ekipit të saj rreth platformës që nuk le hapësirë për kompromis. Ai i tha zyrtarit Hejl se në një periudhë të shkurtër Serbia do ndërmerr masa në mos përmbushjen e obligimeve nga marrëveshja e Brukselit, në vendosjen e taksave dhe ndërprerjen e dialogut.

Ndërkohë ambasada amerikane më lidhje me takimin Vuçiq-Hejl ka shkruar: "ShBA ftojnë në heqjen e taksës, ndalimin e provokimit të dyanshëm dhe vazhdimin e dialogut". Gjatë takimit të kryeministres Brnabiç me zyrtarin nga Uashingtoni ka thënë se marrëveshja duhet të jetë e pranueshme edhe për Prishtinën edhe për Beogradin.

Në hyrje të platformës mendimi i GJND-së

Në hyrje të platformës së Prishtinës është vendosur mendimi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nga viti 2010, që “vërteton se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare" dhe nënvizon se pas kësaj Asambleja e Përgjithshme e OKB, që i ka dërguar pyetje Gjykatës ka marrë për bazë vendimin e Gjykatës dhe ka vendosur dialogun nën ombrellën e BE-së. Në vitin 2008, ministri i atëhershëm i punëve të jashtme Vuk Jeremiç ka dorëzuar propozimin e Serbisë për Kosovën në procedurë zyrtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së me të cilën është kërkuar që ajo të marrë mendim ligjor rreth të drejtësisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat