Rritet presioni, pas njerëzve të Merkelit, të mërkurën në Kosovë vjen edhe zyrtari i lartë i Britanisë së Madhe - Bota Sot
Rritet presioni, pas njerëzve të Merkelit, të mërkurën në Kosovë vjen edhe zyrtari i lartë i Britanisë së Madhe

Aktuale

Rritet presioni, pas njerëzve të Merkelit, të mërkurën në Kosovë vjen edhe zyrtari i lartë i Britanisë së Madhe

Më: 9 mars 2019 Në ora: 11:37
Jermy Hunt

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thirrjet ndaj Kosovës për të pezulluar taksën janë shtuar edhe nga shtetet e Bashkimit Evropian veç e veç.

Pas ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass, i cili kërkoi që të hiqet apo së paku të pezullohet taksa, të njëjtën e ka kërkuar edhe ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, Jermy Hunt, ku në një përgjigje të zyrës së tij, ka thënë që Prishtina duhet të përcaktojë hapat që kanë për qëllim heqjen e taksës.

E duket se për këto qëndrime të tyre për taksën, përveç deklaratave, edhe Gjermania por edhe Britania e Madhe do të dërgojnë zyrtarë të lartë shtetëror në Kosovë, me gjasë për të përsëritur kërkesat e tyre për pezullim të taksës, dhe kundërshtimin e tyrë për korrigjim të kufijve.

Të hënën me 11 mars në Prishtinë do të zbresin dy zyrtarë të kancelares gjermane, Angela Merkel, të cilët pritet që të takohen me krerët e shtetit e të flasin për taksën dhe sigurisht se do të përsërisin qëndrimin e prerë të Gjermanisë kundër idesë së korrigjimit të kufijve në shërbim të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë.

Pas gjermanëve, sipas burimeve, dy di të më vonë në Kosovë, me 13 Mars,  do të vijë për vizitë edhe Drejtori Gjeneral për Politikë dhe Punë të Jashtme nga Ministria e Punëve të Jashtme e Britanisë së Madhe, Richard Moore.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë Britanik vjen në kohën kur ndaj Kosovës janë shtuar presionit për heqjen të taksës ndaj produkteve serbe.

Moore gjithashtu njëjtë sikurse zyrtarët e lartë të kancelares Merkel, pritet që të bëjë të qartë qëndrimin e prerë të Britanisë së Madhe kundër idesë së korrigjimit të kufijve, gjë të cilën e kanë përsëritur edhe dy ministrat e Britanisë së Madhe, Hunt dhe Duncan.

Këto vizita të njëpasnjëshme tregojnë se interesi i perëndimit për të zgjidhur problemin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë asnjëherë ska qenë më i madh.

Në Kosovë sot është duke qëndruar edhe numri tre i State Departmentit, David Hale, i cili ka takuar krerët e shtetit në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Ai dje gjithashtu ka vizituar edhe Beogradin, prej nga ku i ka bërë të qarta kërkesat e SHBA-së, për pezullim të taksës me qëllim të vazhdimit të dialogut të Brukselit.

Megjithatë kreu i Qeverisë, Ramush Hradinaj, që nga nëntori është duke i shpërfillur gjithë këto kërkesa për pezullim të taksës. Megjithatë java që po vjen me gjasë do të jetë vendimtare sa i përket kësaj çështje, parë presionin e madh të ndërkombëtarëve./Express

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...