Dorëzohet Glauk Konjufca: E humba betejën, por së bashku me ju do ta fitojmë luftën - Bota Sot
Dorëzohet Glauk Konjufca: E humba betejën, por së bashku me ju do ta fitojmë luftën

Aktuale

Dorëzohet Glauk Konjufca: E humba betejën, por së bashku me ju do ta fitojmë luftën

Nga: A.M. Më: 9 mars 2019 Në ora: 12:20
Glauk Konjufca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,  pas një rezistence të gjatë i është bashkuar botës vrituale, ai tashmë ka hapur e faqen e tij në Facebook.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “më në fund u dorëzova,  e humba betejën, por së bashku me ju do ta fitojmë luftën”.

Postimi i plotë:

Ky është epilogu i një beteje të humbur. Pas një rezistence të gjatë; pa armatim, pa ujë e ushqim; i rrethuar nga të gjitha anët prej radhëve të panumërta të "netizen"-ëve të rrjeteve sociale (dukshëm më të shumtë në numër se ushtarët e Kserksit); dhe i cfilitur nga pesha e papërballueshme e trysnisë së qytetarëve të shumtë për të më rekrutuar në mbretërinë virtuale të komunikimit... unë fatmirësisht humba. Më në fund u dorëzova. Për të mos mbetur Mohikani i Fundit dhe as ekzemplari i vetëm i një specieje në zhdukje nga shekulli i kaluar... e hapa Facebook-un. Kjo i bie: e humba betejën. Por së bashku me ju do ta fitojmë luftën.

Mirë se ju gjeta. Lexohemi së shpejti.                        

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...