Veseli flet për takimin me zyrtarin e lartë amerikan, tregon qëndrimin e tij!

Aktuale

Veseli flet për takimin me zyrtarin e lartë amerikan, tregon qëndrimin e tij!

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:38
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është deklaruar rreth takimit me nënsekretarin për Çështje Politike në Departamentin e Shtetit, David Hale, ku të pranishëm ishin edhe presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Sipas tij, Kosova është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe ky përkushtim tashmë është konfirmuar edhe përmes miratimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit, Platformës dhe Delegacionit Shtetëror për Dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Qytetarët tanë i siguroj se Dialogu do të përfundojë me rezultat të qartë, që i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe anëtarësim në OKB, pa cënuar në asnjë mënyrë sovranitetin shtetëror, integritetin territorial dhe karakterin unitar të shtetit tonë.

Në takim, theksova se qëllimet e Kosovës mund të arrihen vetëm duke ruajtur dhe duke fuqizuar partneritetin e përjetshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve. Po ashtu, z. Hale i shpreha qëndrimin tim të vendosur që për asnjë arsye nuk do të lejoj rrezikimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve dhe se veprimet tona të ardhshme do të jenë të koordinuara me SHBA-të”, ka shkruar Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat