Reagime ndaj këshilltarit të Veselit: Ju e fshihni vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës...

Aktuale

Reagime ndaj këshilltarit të Veselit: Ju e fshihni vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës...

Nga: D.RR Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:48
Blerim Latifi

Opinionisti Nexhat Haziri, përmes një postimi publik në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të këshilltarit të Kadri Veselit, Blerim Latifit, i cili tha se, Antiamerikanizmin e ushqejnë mercenarët salafistë të Serbisë dhe leninistët e VV’së, transmeton "Bota sot".

Haziri e ka akuzuar rëndë Latifin se fshehin vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës komandant Drinit, Smajl Hajdarajt,Ismet Rracajt, Shaban Manajt, Tahir Zemes, e shumë përsonaliteteve të tjera.

Haziri ndër tjera ka shkruar se deklaratat e Latifit i përkojnë vet partisë së tij.

Postimi i plotë:

Blerim Latifi: Antiamerikanizmin e ushqejnë mercenarët salafistë të Serbisë dhe leninistët e VV’së

Blerim !

-E di se nuk ke harruar, por e ke bërë me qëllim atë që nuk e ke futur edhe partinë tënde në këtë grup. PDK-në. Sa për ta për ta përplasur në fytyre, jo për ta rikujtuar, sepse ty nuk të shkon gje për mendje, PDK-ja është derviat ish LPK-së leniniste, apo lakuriqëve t’kuq. As ju e as shefi i yt Luli, jo ai i vocrri i Migjenit, por ai i "madhi", shefi i organizates kriminale SHIK,tash per faqen e zeze, edhe tonen, kryetar i Kuvendit, kasnec i së cilit je, e as komplet koalicioni i Gorillave, nuk jeni proamerikan. Pas këtij ‘’proamerikanizmi’’ tuaj, ju e fshehni vrasjen e vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës, komandant Drinit, Smajl Hajdarajt,Ismet Rracajt, Shaban Manajt, Tahir Zemes, e shumë përsonaliteteve të tjera nga jeta shoqërore e politike të Kosovës. Pas këtij ‘’proamerikanizmi’’ tuaj ju fshehni, zhvatjen e shtetit të Kosovës, krimin e organizuar dhe korrupsionin, tregetine me droge,kontrabanden me derivate te naftës,cigare,rrjetin e prostitucionit,haraqin,reketin, uzurpimin e pronës shoqërore, e cka jo, plotë e plotë faqe tjera t’zeza.

Blerim !
- Mercenarët salafistë të Serbisë, t’Rusisë, dreqit e t’birit, i inkurajuat ju, dhe iu ndihmuat që ta shtrijnë ndikimin e tyre gjithandej Kosovës me ndihmen edhe të kryevehabistit Naim Tërnava dhe të ideologëve të tjerë si Mazllum Mazllumi,Ekrem Avdiu, Shefqet Krasniqi, etj.Përpos që i trashët xhepat me para që vinin nga ari i zi arab, ju në emër t’Allahut, tentuat edhe ta merrnit pushtetin. Ju ishit, partitë e të ashtuquajturit “Krahu i luftës” që mënjeher pas luftës i ndersyet hoxhallarët, si Rankoviqi në kohën e tij, nepër xhami për të propaganduar se Ibrahim Rugova po don të na e ndrron fenë, se ai është bërë kryqali.

Blerim!
Leninistët e VV-së, e krijuat vet, për llogarinë tuaj, pyet shefin tënd se sa para ka dhën për formimin e saj. Pyete se si lufton SHIK-u i tij ndaj rivalit të tij SHISH-it nga Tirana, mbrenda VV-së për ta marrë nën kontroll këtij subjekt politik. Tani kur po shihet se do iu del nga kontrolli, pasi një gjysmë rezultati të arritur me ndarjen e një grupi të devollistëve nga VV-ja, po i quani vetem keta si leninistë.

Blerim!
Ju pas këtij “proamerikanizmi’’ tuaj të rrjeshëm, po e fshehni edhe zhbërjen e Republikës.Por, një gjë mos e harro, Amerika ka dëshmuar shumë herë, se kriminelët nuk mund të jenë miq të saj(n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat