Çfarë mesazhi po përçon Haradinaj me ‘duksin’ e veshur për SHBA-të dhe liderët

Aktuale

Çfarë mesazhi po përçon Haradinaj me ‘duksin’ e veshur për SHBA-të dhe liderët

Më: 9 mars 2019 Në ora: 16:35
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj u ngjit sot në bjeshkët e Belegut, pas një takimi goxha të vështirë që kishte me nënsekretarin amerikan për politikë, David Hale.

Takimet e kryeministrit me amerikanët janë shpeshtuar kohëve të fundit, pas presionit të SHBA-ve për pezullimin e taksës ndaj Serbisë.

Madje, Haradinaj nga shumëkush po konsiderohet se me insistimin për mbajtjen e taksës po i prish raportet me amerikanët.

Por siç duket Haradinaj megjithë vërejtjet dhe ultimatumet e SHBA-ve, i ka shumë për zemër amerikanët.

Në fotografitë e postuara në Facebook nga ngjitja e Haradinajt në bjeshkët e Belegut, shihet bluza e kryeministrit e cila ka të stampuara dy flamuj, atë të SHBA-ve dhe të Kosovës.

Në sfondin kryesor të asaj se çka Haradinaj kishte veshur sot në bjeshkë është edhe harta e Kosovës, në të cilën është i shkruar një mesazh.

“In this family no one fight alone”, shkruan në bluzën e Haradinajt, e që në shqip do të thotë “në këtë familje askush nuk lufton vetëm”.

Image

Nuk dihet nëse Haradinaj përmes këtij mesazhi u ka dërguar porosi liderëve kosovarë, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli e presidentit Hashim Thaçi, për të cilët Haradinaj kishte thënë se i kanë pranuar shumë lehtë kushtet e Serbisë për heqjen e taksës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat