“Nga sot filloi luhatja e Haradinajt, pritet heqja e taksës”

Aktuale

“Nga sot filloi luhatja e Haradinajt, pritet heqja e taksës”

Nga: A.ZH Më: 9 mars 2019 Në ora: 22:19
Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale

Opinionisti Islam Fejzullahu, ka komentuar takimin e sotëm të krerëve të shtetit të Kosovës me Ndihmës sekretarin amerikan për Politikë të Jashtme David Hale.

Ai në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ka thënë se në takim me presidentin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin, Hale ka qenë shumë i prerë rreth situatës dhe pretendimeve të politikanëve vendorë për çështjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut.

Sipas tij, pritet që të hiqet taksa, pasi siç ka theksuar ai, kryeministri Ramush Haradinaj, nga sot ka filluar “luhatjen” për këtë çështje.

Shkrimi i plotë i Fejzullahut:

Çka tash ju të nderuar, pasi Kosova paska mbetë në duart tuaja

Derisa një ditë më parë dëgjoja deputetin Ilir Deda në një emision televiziv rreth takimeve të një delegacioni deputetësh të kuvendit të Kosovësnë SHBA dhe tregonte rreth qëndrimeve amerikane për çështjen e dialogut me Serbinë si dhe rreth situatës në Kosovë, perditshmëria politike në vend tregon të kundërten!

Ndihmës sekretari amerikan për Politikë të Jashtme, arriti sot në Kosovë. Si duket në takim me tre pushtetarët tanë paska qenë shumë i prerë dhe i përpikët rreth situatës dhe pretendimeve të politikanëve kosovarë për çështjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut. Ditë më parë Kuvendi (mazhoranca me ndihmën e PSD-së të cilet ia plotësojnë vakumin e Listës serbe), pasi Lista serbe nuk merr pjesë, miratuan një ligj rreth një platforme të komisionit Ad- hoc të zgjedhur nga qeveria (mazhoranca) për vazhdimin e dialogut me Serbinë (me qëllim të eleminimit të presidentit nga dialogu kinse), platformë e përgatitur nga kinse komisioni qeveritar i formuar nga mazhoranca dhe PSD (pa VV dhe LDK), ligj ky gjoja e autorizon dhe i jep kompetencë atij komisioni që ta përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë? Por, shtrohet pyetja si do të vazhdohet tutje?

Fillimisht njeriu i parë i Kosovës, i cili me akomodimin që ia mundëson vetes se vetëm ai mund ta drejtojë dialogun deri në përfundim dhe të merr vendime pavarësisht se ia pamundëson Kushtetuta (por si duket për te Kushtetutanuk vlen), në anën tjetër, Kuvendi derisa ishte komplet me opozitën (VV dhe LDK) rreth kësaj çështje ia pamundësuan presidentit duke shfuqizuar vendimin e tij për vazhdimin e dialogut dhe merret vendim që ta formojnë një komision gjithështetëror për vazhdimin e dialogut, por miratimin e ligjit dhe platformën për dialog e aprovuan pa opoziten, sepse VV dhe LDK u larguan, duke kundërshtuar këtë ligj si jo kushtetues, ndersa PSD iu bashkangjit mazhorancës për t’ia bërë votën në vend të Listës serbe dhe ia mundësuan qeverisë për të mbijetuar.

Mazhoranca me PSD e miratuan ligjin dhe aprovuan platformën e atij komisioni. Në anën tjetër, sipas Ilir Dedës ligji duhej miratuar, por platforma assesi nuk duhej të kalonte në votim dhe të aprovohej, sepse është e mangët dhe jo kushtetuese, ndërsa sipas VV dhe LDK, si opozitë janë edhe kundër ligjit të miratuar, por edhe kundër platformës së aprovuar, sepse janë jo kushtetuese ngase cenojnë shtetësinë e Kosovës, kur dihet se me kushtetutë vetëm kreu i qeverisë e ka atë mandat për të drejtuar dialogun.

Tani kur zyrtari amerikan është në Kosovë dhe takoi tre krerët shtetëror (presidentin, kryekuvendarin dhe kryeministrin), po del se fillimisht pritet që të eleminohet vendimi i qeverisë për taksën (pra të hiqet taksa), sepse tani janë plotësuar kriteret për dialog.

Si duket luhatja e kryeministrit veç fillon nga sot edhe pse ishte i vendosur se qeveria mund të bie, por taksa assesi të hiqet pa na njohur Serbia si shtet, qëndrimet e presidentit dhe kryekuvendarit dihen ngase atyre iu intereson mbetja në pushtet e asgjë tjeër, sepse pikërisht këta e sollen vendin në këtë gjendje dhe situatë. Si është e mundur që pas takimit me zyrtarin amerikan asnjëri nuk qenë të gatshem para mediave së paku një fjalë për opinion se çfarë po ndodhë, a shkohet tutje apo janë të detyruar?

Fundja përgjegjësia gjithsesi bie mbi ta si pushtetarë dhe rrahagjoksa deri tani, por dhashtë zoti populli të mos pësojë më keq në këtë varfëri të skajshme, por edhe populli i cili ua dha votën dhe i vendosi në pushtet bashkërenditen me ta, së paku në korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat