Dyshohet se djali i truprojës së Shpend Ahmetit, kapet me armë pa leje

Aktuale

Dyshohet se djali i truprojës së Shpend Ahmetit, kapet me armë pa leje

Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:57
Shpend Ahmeti

Agron Brajshori, i cili është djali i truprojës së kryetarit të komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, dyshohet se  është kapur nga Policia e Kosovës me armë të paautoruar.

Saktësisht Brajshorit i është gjetur në veturë, një shufer mëtalike e llojit “Hardened – ESP- Police Baton”, të cilën ai e kishte pa leje.

Brajshori është intervistuar nga Policia, por ai ka mohur që arma të jetë e tij.

Blic posedon dokumentin policor në të cilil, ai ka deklaruar se vetura është në pronësi të babit të tij, Skender Brajshorit, e që është truproje e Shpend Ahmeti, dhe rrjedhimisht shufra metalike i takon atij.

Prokurori kujdestar e ka inicuar rastin si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Vetura e Brajshorit është ndalur nga Policia e Kosovës, gjatë një kontrolli rutinor, me datë 8 mars, rreth mesante, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.

Blic ka kontaktuar për këtë rast me kabinetin e kryetarit të komunës së Prishtinës, por ata kanë thënë se nuk janë të informuar për rastin në fjalë.

Image“Deri tani nuk kemi pranuar ndonjë informatë  prej organeve kompetente për rastin e pendrekut të  gjetur në veturën private të djalit të njërit nga punëtorët/shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës. Presim një informatë zyrtare nga Policia e Kosovës.”  ka thënë zëdhënësja e Komunës së Prishtinës Miranda Mullafazliu.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat