Stevanoviç akuzon liderët e Kosovës: Janë të lidhur me të kaluarën, po ruajnë kokat nga Gjykata Speciale

Aktuale

Stevanoviç akuzon liderët e Kosovës: Janë të lidhur me të kaluarën, po ruajnë kokat nga Gjykata Speciale

Nga: F.B. Më: 10 mars 2019 Në ora: 15:04
Nebojsha Stefanoviç

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, thotë se, nga institucionet e Prishtinës pret çdo lloj provokimi sepse e kanë dëshmuar se nuk kanë kapacitet që në mënyrë serioze të bisedohet për ardhmërinë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Ai ka theksuar se ata po vazhdojnë të bëjnë obstruksion dhe me çdo kusht të pengojnë çdo lloj bisede.

Stefanoviç duke komentuar akuzuar e paralajmëruara për krime të luftës ndaj serbëve, ka thënë se nga liderët e institucioneve të Prishtinës nuk mund të pritet asgjë mirë për serbët apo për shqiptarët.

"Ata njerëz nuk kanë kapacitet, apo forcë që në ndonjë mënyrë të arrijnë ndonjë zgjidhje, as të bëjnë mirë shqiptarëve, ndërsa për të mira për serbët ka kohë që kemi hequr dorë nga ideja se mund të bëjnë diçka", ka thënë Stefanoviç.

Sipas tij liderët shqiptarë të Prishtinës janë të lidhur me të kaluarën, ruajtjen e pozitave të veta dhe “kokave” për shkak fletë ndjekjeve nga gjykata ndërkombëtare për shkak krimeve të luftës dhe terrorizmit që disa prej tyre i kanë bërë ndaj popullit serb.

"Ata duan me çdo kusht të ikin bisedimeve për krimet që terroristët shqiptar kanë bërë ndaj policëve, ushtarëve dhe popullit serb, civilëve që i kanë vra dhe dhunuar dhe kur kjo të vjen si temë, do mundohen të bëjnë ndonjë bilanc që të shpëtojnë lëkurën", ka thënë ai.

Stefanoviç ka thënë se pret që të shoh se si do të jetë efikase drejtësia ndërkombëtare në këtë rast dhe pret nga BE dhe ShBA që të bind qytetarët serbë se drejtësia është e njëjtë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat