Haradinaj shpreh keqardhje për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë

Aktuale

Haradinaj shpreh keqardhje për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë

Nga: Z.B Më: 10 mars 2019 Në ora: 19:27
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur keqardhje për zjarrin që ka përfshir qendrën tregtare Vivafresh” në Gjakovë, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj përmes këtij postimi ka shkruar se, se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë.

Ai tha se, meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë.

Postimi i plotë:

Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Vivafresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë. Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë.RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat