Haradinaj për zjarret: Po e analizojmë situatën, do të marrim masa

Aktuale

Haradinaj për zjarret: Po e analizojmë situatën, do të marrim masa

Më: 10 mars 2019 Në ora: 22:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zjarreve të ditëve të fundit në vend. Ai ka shprehur keqardhjen e tij për zjarrin i cili kaploi sot një qendër tregtare në komunën e Gjakovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka kontaktuar pronarin e qendrës tregtare ku edhe i ka premtuar mbështetje në këtë periudhë.

“Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Viva Fresh” në Gjakovë. Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri ka falënderuar kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës.

“Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka përfunduar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat