Zyrtari i lartë i PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së nga rajoni i Drenicës, Gani Koci, thotë se, 38 vjet më parë, rinisi si uragan kthesa e madhe historike për të përmbysur robërinë.
Përmes në postimi në Facebook, Koci kujton demonstratat e 11 marsit 1981, ku ndjehet krenar që i takon asaj epoke si njëri ndër dëshmitarët e shumtë dhe të drejtpërdrejtë, që solli epokën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila pastaj kulmoi me lirinë e Kosovës.
“Tani e 38 vjet më parë, shqiptarët e kësaj pjese të robëruar të atdheut i than jo më robërisë dhe lufta për liri nuk u ndal për asnjë çast, me të gjitha format e saja deri në çlirimin e kësaj pjese të Atdheut të ndarë!”, shkruan ai,
Ja shkrimi i plotë:
11 Marsi 1981!
38 vjet më parë, rinisi si uragan Kthesa e madhe historike për të përmbysur robërinë!
Tani e 38 vjet më parë, shqiptarët e kësaj pjese të robëruar të atdheut i than jo më robërisë dhe lufta për liri nuk u ndal për asnjë çast, me të gjitha format e saja deri në çlirimin e kësaj pjese të Atdheut të ndarë!
Jam krenar që i takoj kësaj Epoke edhe si gjeneratë edhe si njëri ndër dëshmitarët e shumtë të drejtpërdrejtë, që solli Epokën e lavdishme të UÇK-së, që kulmoi me lirinë e Kosovës!