O’Connell: Edhe sa kohë mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?!

Aktuale

O’Connell: Edhe sa kohë mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare?!

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:58
Ruairi O’Connell

Gjatë tryezës të organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e cila është duke u zhvilluar tani, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se kësaj radhe dëshiron të jete më i drejtpërdrejtë.

Ka thënë se korrupsioni në Kosovë, sidomos ai i nivelit të lartë, nuk është duke u luftuar. Ka pyetur se si është e mundur që ende nuk ka një të dënuar për korrupsion, të nivelit të lartë.

“Përgjegjësia bie tek ju prokurorë e gjyqtarë. Ligjet janë duke u përmirësuar në vazhdimësi, por nuk po zbatohen. Kosova nuk guxon të jetë vatër e krimit dhe korrupsionit. Është tejet e rrezikshme për juve, por edhe për neve. Dhe tani dua t’ju bëj një pyetje - edhe sa mendoni se do ta keni përkrahjen ndërkombëtare? Është momenti i fundit ta tregoni veten dhe t’i luftoni këto dukuri”, ka thënë ambasadori.

Ndërkohë, tryeza është duke vazhduar. Të pranishëm janë zyrtarë të Kuvendit, Qeverisë, përfaqësues te sistemit të drejtësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat